Sot, më shumë se kurrë, klinikat dentare kanë nevojë për zgjidhje në pjesën e meanxhimit të informacionit mbi kartelat e pacienteve që përshtaten edhe brenda buxhetit të tyre.
Nëpërmjet një aplikacioni të një cilësië të lartë, të thjeshtë në përdorim dhe i përshtatur në gjuhën Shqipe, do të kryhet regjistrimi i të dhënave të pacientëve, nga ku mund të gjenerohet automatikisht kartela e pacientit, kjo e printueshme.
Ofrimi i mundësisë së kërkimit të pacientit dhe listimi i detyrimeve të tyre ne kohë reale,
është ajo çfarë u duhet shpesh herë doktorëve gjatë punës së përditshme në klinikë.
Ne kemi mundësuar një ndërfaqje të thjeshtë dhe solide për përdoruesin e programit, regjistrimi i takimeve në kalendar dhe kalimi tek trajtimet kryhet në mënyrë direkte duke thjeshtuar situatën dhe shkurtuar kohën që i duhet përdoruesit të regjistrojë të dhënat në program.
Programi P-DENT 3.0 mundëson procesimin dhe menaxhimin e të gjitha rasteve dhe mënyrave të trajtimit në klinika të vogla dhe të mëdha.
Ndër të tjera, programi P-DENT ofron:
- Menaxhim i pacientëve,kartelave të tyre.
- Regjistrim dhe menaxhim i kalendarit të takimeve.
- Trajtimi online nga aparat smartphone i kalendarit të takimeve.
- Regjistrim dhe menaxhim i trajtimeve.
- Menaxhim i detyrimeve të shlyera dhe të pashlyera të pacienteve, historiku i shlyerjeve.
- Menaxhim i materialeve dentare dhe jodentare në klinike.
- Menaxhim i furnitorëve hyrj/dalje etj.
- Regjistrim dhe menaxhim i përdoruesve, të drejtave të tyre në program.